Ed Sheeran anulon koncertin pak orë para se të dilte në skenë NULL NULL 10.09.2023 23:01 10.09.2023 23:01 Ed Sheeran, anuloi koncertin në Las Vegas vetëm disa orë para se të dalë në skenë pasi fansat qëndrojnë në radhë në vapë ekstreme 32-vjeçari, i cili po përfundon turneun e tij botëror, u tha shikuesve të koncertit se i vinte “shumë keq” teksa ndau lajmin në një deklaratë – ndërsa mijëra fansa ishin në radhë jashtë vendit të ngjarjes. Duke u tërhequr nga shfaqja e Allegiant Stadium, Ed shkroi: “Nuk mund ta besoj se po e shkruaj këtë, por ka pasur disa sfida të hasura gjatë ngarkimit të shfaqjes sonë në Vegas. Ai vazhdoi: “Është e pamundur të vazhdohet me shfaqjen. Me vjen shume keq. E di që të gjithë kanë udhëtuar për këtë dhe do të doja ta ndryshoja, raporton The Sun, transmeton klankosova.tv. “Koncerti do të shtyhet për të shtunën më 28 tetor dhe të gjitha biletat e blera do të jenë të vlefshme për atë datë. Më vjen shumë, shumë më fal x.” Fansat e Ed nuk ishin të lumtur dhe shkuan në Tëitter për t’u ankuar.