E zhveshur tek memoriali i luftës – arrestohet 44 vjeçarja NULL NULL 08.05.2017 21:45 08.05.2017 21:45 Është arrestuar 44 vjeçarja e cila po kërcente nudo rreth memorialit të luftës në Melbourne. Kapja e saj ndodhi pasi fotografitë e shkrepura nga një kalimtar morën dhenë në rrjetet sociale dhe kjo konsiderohej vepër penale si ekspozim i pahijshëm në publik, përcjellë Klan Kosova. Fillimisht në imazhet e kapura 44 vjeçarja dukej e mbështetur pas monumentit ”Sheerness on the Isle” e më pas del e zhveshur në mes të rrugës duke brohoratur me zëra të çuditshëm. Veç tjerash policia në Melbourne ka bërë të ditur se e arrestuara ishte në gjendje të dehur kur kishte bërë vepra të tilla.