Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E thotë studimi, nivelet e antitrupave të vaksinës Pfizer ulen mbi 80 përqind pas gjashtë muajsh

NULL NULL
04.09.2021 20:00

Antitrupat e prodhuar nga vaksina Pfizer kundër COVID-19 u ulën më shumë se 80 përqind pas gjashtë muajsh në disa të moshuar, sipas një studimi që thekson nevojën për injeksione përforcuese. Hulumtuesit nga Universitetet e Case Western Reserve, Brown dhe Harvard studiuan mostrat e gjakut të 120 banorëve të shtëpive të pleqve, në Ohio dhe 92 punonjësve të kujdesit shëndetësor.

Rezultatet mbështesin rekomandimet e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve për injeksione përforcuese, veçanërisht për të moshuarit, për shkak të imunitetit të zbehur, tha David Canaday, profesor në Shkollën e Mjekësisë në Case Reserve, raporton News18, transmeton Klankosova.tv.

Ai shtoi se përforcuesit janë edhe më të rëndësishëm pas përhapjes së variantit Delta. Sipas profesorit gjashtë muaj pas vaksinimit, gjaku i 70 përqind të këtyre banorëve kishte shumë pak aftësi për të neutralizuar infektimin me COVID-19, në eksperimentet laboratorike.

 

lajme të ngjashme