Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E shpetoi nga kampi Auschwitz, sot festojnë Shën Valentinin së bashku

NULL NULL
14.02.2017 12:00

Një grua hebreje nga Hungaria është duke e festuar Shën Valentinin e 71-të së bashku me ushtarin skocez, që e shpëtoi atë nga kampi famëkeq Auschwitz.

Edith Steiner ishte 20 vjeçare kur ushtari John Mackay, e çliroi atë dhe një numër të madh të të burgosurve të tjerë hebrenj që po qëndronin në kampin e përqendrimit në Poloni, transmeton Klan Kosova.

Ajo i ra në sy atëbotë 23 vjeçarit, John, i cili po e shikonte teksa vallëzonte për ta festuar lirinë e saj, por ai ishte shumë i turpshëm për t’iu afruar.

John i kërkoi një mikut të tij të shkonte ta pyeste nëse ajo do të vallëzonte me të, por Edith iu përgjigj që nuk do e pranonte kërkesën për vallëzim pasi nëse ai donte të vallëzonin me të, atëherë duhet t’ia kërkonte vetë.

Kështu që ushtari John atëkohë, mori guximin për t’i kërkuar të vallëzonin së bashku, e pas asaj lindi dashuria.

Çifti u martuan më 17 korrik 1946, dhe kanë dy fëmijë, shtatë nipër dhe mbesa dhe pesë stërnipër.

Ata kanë në plan që ta festojnë edhe këtë vit ditën e të dashuruarve, por kanë thënë se çiftet duhet të duhen përgjatë gjithë vitit.

****FREE PIC**** A SURVIVOR of Auschwitz and the Scots commando who helped save her will mark their 71st Valentine's Day together tomorrow (Tue). John Mackay, 96, rescued a column of Jewish prisoners from their Nazi guards as they marched from Auschwitz to another concentration camp in the closing months of the Second World War IN PIC................. Aged 20 and 23 in 1944 (c) Wullie Marr/ For pic details, contact Wullie Marr........... 07989359845

lajme të ngjashme