E sheh për herë të parë gruan pa grim NULL NULL 04.08.2015 22:30 04.08.2015 22:30 Make up – i ka për qëllim që t’i bëjë njerëzit të duken më të bukur, por një dhëndër në Algjeri u shokua kaq shumë kur pa nusen e tij pa makiazh, sa e paditi atë për mashtrim. Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sipas britanikes “Mirror” e pa bashkëshorten për herë të parë pa tualet vetëm pas natës së parë të martesës. Por në vend se të mahnitej nga pamja e saj natyrale, ai refuzon të pranojë se ajo është e njëjta femër më të cilën u martua. Sipas të përditshmes britanike, bashkëshorti, i cili e ka paditur gruan për mashtrim, tha para gjykatës se ndihej tepër i zhgënjyer prej saj, ndërsa kërkoi 13 mijë paundë dëmshpërblim për “vuajtje psikologjike”.