Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rrah për vdekje fëmijën sepse i hëngri tortën

NULL NULL
07.07.2015 11:21

Në Merilend të SHBA-ve policia thotë se një djalë 9 vjeçar ka vdekur  në spital pas dhunës barbare nga i dashuri i nënës së tij.

Robert Wilson i ka lidhur duart 9-vjeçarit dhe më pas e ka keqtrajtuar atë. Djali qëndroi i shtruar në spital për 5 ditë me radhë, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pasi kishte ushtruar dhunë ndaj fëmijës, 30-vjeçari kishte refuzuar ta dërgonte atë për ndihmë mjekësore dhe për 4 orë me radhë fëmija qëndroi në shtëpi derisa një tjetër person në banesë u detyrua të lajmëronte policinë, transmeton Klan Kosova.

Fillimisht 30-vjeçari Robert Wilson u akuzua për sulm të shkallës së parë dhe abuzim ndaj fëmijëve, por pritet që policia të konsultohet me prokurorët për akuza të reja, pas lajmit të hidhur të vdekjes së 9-vjeçarit.

lajme të ngjashme