Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rëndë në Librazhd, pas konfliktit tentoi ta digjte me benzinë fqinjin 75-vjeçar

NULL NULL
10.06.2025 14:20

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd të Shqipërisë, ku një 32 vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të djegë me benzinë fqinjin e tij 75-vjeçar.

Autori i ngjarjes është arrestuar menjëherë ndërsa i moshuari është dërguar për të të marr mjekim.

Sipas policisë rezulton se, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 32-vjeçari dyshohet se në ambientet e jashtme të banesës së 75 vjeçarit ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë flakën ku si pasojë është dëmtuar  shtetasi S. O., 75 vjeç, raporton Euronews.al, transmeton Klankosova.tv.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

lajme të ngjashme