Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E rëndë në Elbasan, gjendet i mbytur një 6-vjeçar në lumin Shkumbin

NULL NULL
11.06.2025 11:14

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së martës qytetin e Elbasanit.

Rreth orës 19:50 të datës 10 qershor, shtetasja D. A. ka njoftuar policinë se nipi i saj, një fëmijë 6-vjeçar, kishte humbur prej tre orësh.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, forcat policore kanë nisur kërkimet intensive për lokalizimin e të miturit. Fatkeqësisht, rreth orës 21:30, trupi i pajetë i fëmijës u gjet buzë lumit Shkumbin, në lagjen “Çezme”, shkruan A2 CNN.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Hetimet e deritanishme të policisë çojnë në dyshimin se fëmija është mbytur aksidentalisht në lumë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.