E rëndë: Dhunohet një e mitur në Pejë (VIDEO) NULL NULL 23.02.2026 07:28 23.02.2026 07:28 Një e mitur dyshohet se është keqtrajtuar seksualisht në Pejë. Gazetari korrespodent i “Ora Shtatë”, Valdrin Daci ka bërë të ditur se e mitura fillimisht ishte raportuar e zhdukur, transmeton Klankosova.tv. “Me datën 19 të këtij muaji, policia kishte raportuar se një prind ka shkuar në polici dhe kishte raportuar se vajza e tij kishte dalë nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më. Dy ditë më pas, më datën 21, policia ka konfirmuar se vajza është gjetur te një person, i cili raportohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën pa dëshirën e saj, për çka edhe është arrestuar”, tha Daci në Klan Kosova. Zhduket e mitura në Pejë, babai raporton rastin në Polici