Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E premte e begatë sportive në Art Motion

NULL NULL
04.10.2024 13:41
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, pjesë e skuadrës italiane, Napoli

Me ndeshjen e Superligës së Kosovës, ndërmjet Ferizajit dhe Dukagjinit, fillon laramania sportive e së premtës, në platformën gjigante, Art Motion.

Ky duel fillon në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në kanalin Sport 1, derisa në komentim do të jetë, Andin Lokaj, njofton Klankosova.tv.

Pas futbollit vendor, radha i mbetet atij evropian.

Napoli – Como është ndeshja e orës 18:30 në kampionatin elitar të Italisë, e cila edhe e fillon javën e shtatë të Serie A. Kjo përballje e skuadrës së kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit, që poashtu te shikuesit vjen përmes kanalit Sport 1, do të komentohet nga Andi Shabani.

Futbolli vazhdon edhe më vonë, por ora 19:00 në Sport 2 është e rezervuar për basketboll. Finalja e Superkupës së femrave do të transmetohet në komentim të Ulpiana Emrës.

Termini i orës 20:45 ngërthen në vete dy përballje evropiane në futboll. Verona – Venezia në Sport 1 dhe ndeshja kampionale e elitës franceze, Marseille – Angers, direkt në Sport 2 me komentator Lirim Peci.

La Liga e nis këtë javë me duelin Leganes – Valencia, ndeshje kjo që në platformën Art Motion transmetohet në kanalet e Kujtesa Sport.

lajme të ngjashme