E prekshme: 7 vjeçarit me leukemi i realizohet ëndrra NULL NULL 22.12.2016 09:41 22.12.2016 09:41 7 vjeçari Jordan Cartwright, ka luftuar me leukeminë që nga marsi i këtij viti. Por ai e adhuron muzikën klasike. Orkestra Edmonton Simphony, e ka ndihmuar Jordanin që ta realizojë ëndrrën e tij, duke ia mundësuar t’i dirigjojë instrumentet. Ai ka qenë pjesëmarrës në dirigjim, gjatë kohës sa orkestra e ka performuar himnin kombëtar të Kanadasë. Babai i tij ka thënë se duke e parë të birin në krye të skenës, është ndjerë shumë krenar. Pasi ai e ka përfunduar punën e tij, të gjithë instrumentistët e kanë duartrokitur.