Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E pranon trajneri i Brentfordit, Toney me shumë gjasë do të shitet

NULL NULL
07.02.2024 16:42
Ivan Toney
Ivan Toney

Trajneri i Brentfordit, Thomas Frank, ka thënë që Ivan Toney me shumë gjasë do të shitet gjatë verës.

“Është mjaft e dukshme që Ivan Toney me shumë gjasë do të shitet këtë verë”, ka thënë Franku për mediumin Tipsbladet.

“Mund të jetë e kushtueshme që ta shisni lojtarin tuaj më të mirë, mirëpo në anën tjetër, e di që verës ai do ta ketë vetëm edhe një vit në kontratë me ne. Po ashtu e dimë se sa vlen ai”.

“Nuk mendoj që ka shumë sulmues në botë të cilët janë më të mirë se sa ai për momentin”.

lajme të ngjashme