E pazakontë: Krokodili del nga uji dhe rrëmben dronin gjatë xhirimeve (VIDEO) NULL NULL 01.10.2021 08:54 01.10.2021 08:54 Një krokodil doli nga uji dhe kapi një dron ndërsa po filmonte në një lagunë në qytetin verior australian të Darëinit. Incidenti i pazakontë ndodhi ndërsa Korporata Transmetuese Australiane po filmonte një dokumentar për të shënuar 50 vjetorin e ndalimit të gjuetisë së krokodilëve në Territorin Verior, raporton AP, transmeton Klankosova.tv. Kameramani i televizionit ABC, Dane Hirst tha se krokodili doli nga uji dhe kapi dronin, duke e tërhequr nën ujë. Droni u gjet disa javë më vonë në brigjet e lagunës, transmeton Klankosova.tv.