E mërkura me super-spektakël sportiv në Artmotion NULL NULL 24.09.2025 12:03 24.09.2025 12:03 Mbrëmja e sotme në Artmotion do të jetë e mbushur me emocione për adhuruesit e sportit, me shumë transmetime të cilat do sjellin shume spektakël. Nga ora 17:00, Coppa Italia hap serinë me sfidën Parma – Spezia, ndërsa në orën 19:00 vëmendja do të jetë në palestrën Sezai Surroi në Prizren, ku Bashkimi zhvillon ndeshjen historike debutuese në FIBA Europe Cup kundër skuadrës polake Anwil. Po në orën 19:00, futbolli sjell duele interesante si Getafe -Alaves në La Liga dhe Kayserispor – Besiktas në Superligën turke. Spektakli vazhdon në mbrëmje me sfida të zjarrta: Real Sociedad – Mallorca në orën 21:30 dhe Atletico Madrid – Rayo Vallecano në të njëjtën orë në La Liga, si dhe përballjet e Europa League Freiburg – Basel nga ora 21:00 dhe Nice – Roma po ashtu në orën 21:00. Në Coppa Italia transmetohen edhe Verona – Venezia në orën 18:30 dhe Como – Sassuolo nga ora 21:00. Të gjitha këto ndeshje transmetohen drejtpërdrejt në kanalet sportive të platformës më të madhe në vend, Artmotion.