Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E mbijetuara e kancerit do të bëhet personi më i ri që shkon në hapësirë

NULL NULL
22.02.2021 20:31
This Wednesday, Feb. 10, 2021 photo provided by St. Jude Children’s Research Hospital shows Hayley Arceneaux at the hospital in Memphis, Tenn. On Monday, Feb. 22, 2021, the hospital announced that the 29-year-old physician assistant — a former patient hired the previous spring — will launch later this year alongside a billionaire who’s using his purchased spaceflight as a charitable fundraiser. (Mike Brown/American Lebanese Syrian Associated Charities, St. Jude Children’s Research Hospital via AP)

Hayley Arceneaux që kishte ëndërruar të bëhej astronaute më në fund do ta realizojë ëndrrën e saj për të shkuar në hapësirë.

Ajo do të shkojë atje në misionin e parë hapësinor civil, Inspiration4, që do të lansohet më vonë gjatë këtij viti.

Arceneaux qëpunon në Spitalin e Hulumtimeve për Fëmijë St. Jude, është listuar e dyta pas miliarderit Jared Isaacman në këtë fluturim.

Ajo po ashtu do të bëhet amerikania më e re në hapësirë, dhe e para që do ta kryejë këtë udhëtim me protezë.

Në moshën 10 vjeçe, Arceneaux ishte trajtuar për kancer në asht dhe ishte bërë operacion në St. Jude për ta zëvendësuar gjurin e saj me një shufër titaniumi  në ashtin e kofshës.

“Beteja ime me kancerin vërtet më ka përgatitur për udhëtim hapësinor”, ka thënë Arceneaux në një intervistë për The Associated Press.

“Më ka bërë më të fortë, dhe pastaj po ashtu mendoj që vërtet më ka mësuar që ta pres të papriturën dhe të rrugëtoj”.

lajme të ngjashme