E marta spektakolare në Champions: Atletico Madrid – Barcelona dhe Liverpool – PSG NULL NULL 14.04.2026 09:03 14.04.2026 09:03 Mbrëmja e së martes në Artmotion do të jetë e rezervuar për ndeshjet e kthimi të fazës çerekfinale të Champions League. Dy superndeshje me fillim nga ora 21:00. Atletico Madrid – Barcelona, do të jetë derbi i gjigantëve spanjoll. Madrilenët triumfuan në ndeshjen e parë përballë katalunasve me rezultat 0:2. Synim i skuadrës së Hansi Flick, mbetet rikthimi i rezultatit për të vazhduar tutje në gjysmëfinale, por se a do të ndodh kjo mbetet të shihet. Kjo lojë transmetohet direkt në kanalin Sport 1, njofton Klankosova.tv. Ndërkaq, një tjetër ballafaqim i fortë do të jetë në “Anfield Road”, ku Liverpool do të nikoqir i kampionëve aktual Paris Saint Germain. “The Reds” e humbën lojën e parë me rezultat 2:0 në Francë dhe tash ekipi i Arne Slot do të bëjë përpjekje të bëjë kthimin e rezultatit në favor të tyre. Liverpool – PSG, do të jepet direkt në Artmotion në kanalin Sport 2.