Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E la shtatzënë një 12-vjeçare, arrestohet në Përmet i dyshuari 23-vjeçar

NULL NULL
26.06.2023 07:51
e mitura
e mitura

Një 23-vjeçar nga Mallakastra është arrestuar pasi dyshohet se ka lënë shtatzënë një 12-vjeçare nga Përmeti.

Ngjarja ka ndodhur disa muaj më parë kur i riu ka pasur raporte intime me 12-vjeçaren. Kontakti seksual ka shfaqur te e mitura 40 ditë më pas shqetësime në trup.

Ajo ka lajmëruar të atin që e kishte në Greqi pasi vetë jeton me gjyshen. I ati e ka çuar për kontroll në spitalin e Përmetit dhe aty ka mësuar se ajo ka qenë shtatzënë në muajin e dytë. Vetë fëmija ka treguar emrin e personit që kishte pasur raporte me të e më pas policia e Përmetit ka bërë arrestimin e tij, njofton Euroneës.al, përcjell Klankosova.tv

Nuk dihet nëse raporti intim ka qenë në kushtet e përdhunimit apo të dëshirës së vetë minorenes. Burimet konfirmojnë se 23-vjeçari mallakastriot dyshohet se është autor edhe i disa grabitjeve të ndodhura në qytet kohët e fundit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

lajme të ngjashme