Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

E kupton që fqinja e moshuar po i vdes, e merr të jetojë me të

NULL NULL
16.02.2017 09:36

Kur e zbuloi se fqinja e tij e moshuar i kishte ditët e numëruara, vendosi ta marrë e të jetojë me të duke e përshkruar më pas si miken e tij më të mirë.

(Picture: Chris Salvatore)

Aktori 31 vjeçar Chris Salvatore, kishte filluar të përkujdesej për fqinjën e tij 89 vjeçare Norma Cook, pasi ajo ndaloi trajtimet kimioterapeutike për leukemi.

(Picture: Chris Salvatore)

“Më duhet ta ndaj me ju lajmin e  hidhur se bota humbi një grua të bukur dhe të mrekullueshme. Norma po prehet në paqe edhe pse ajo fizikisht nuk është më me ne, shpirti i saj do vazhdojë të mbushë zemrat e shumë njerëzve”, ka shkruar Salvatore në profilin e tij në Facebook, pas vdekjes së saj.

Ata ishin njohur para katër vitesh, kur Chris kishte shkuar të jetonte në ndërtesën e saj dhe ishin bërë miq shumë të mirë. Norma e cilësonte si “nipin që s’e kishte pasur kurrë”, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova.

(Picture: Chris Salvatore)

lajme të ngjashme