“E kam filluar e vetme shoqatën!”, Shkurta rrëfen pjesë nga jeta e saj si humaniste (VIDEO) NULL NULL 25.11.2025 15:46 25.11.2025 15:46 Shkurta Haxhia, teksa po bisedonte me Nailirin, ka ndarë copëza të jetës së saj profesionale. Ajo i tregoi se si e ka nisur shoqatën e saj humanitare, dhe sfidat që i ka kaluar përgjatë këtij rrugëtimi bamirësie, transmeton Klankosova.tv. “Nuk kam pasur të hyra, mjete, sepse unë ia kam filluar e vetme, e kam themeluar e vetme, dhe kam pasur jashtëzakonisht shumë vështirësi në këtë rrugëtim. Më së pari katër zyra të shoqatës i kam ndërru. Më ka lënë donatori me borxh. Është shumë punë e rëndë, 90 për qind të barrës e mbaj vet. Jam përballur me njerëz të mirë e të këqij, pasi paratë janë shumë temë e ndjeshme për shumë njerëz. Edhe dyshojnë shumë”, u shpreh ajo. Ajo po ashtu tregoi raste interesante se si iu kanë qasur njerëzit, përgjatë punës që ajo bën. Për më shumë, ndiqni videon e mëposhtme: