E goditi një person me sëpatë në kokë, Nikçi: I dyshuari është recidivist i shumë veprave penale (VIDEO) NULL NULL 29.02.2024 18:27 29.02.2024 18:27 Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi Një burrë është arrestuar gjatë së mërkures në Pejë. Ai dyshohet se e ka goditur një person me sëpatë në kokë. Lidhur me rastin detaje ka dhënë zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. Nikçi tha në Info Magazine, se i dyshuari është recidivist i disa veprave penale. “Realisht duhet të zhvillohet hetime intensive nga prokurori dhe policinë e Kosovës, për të zbardhur të gjitha rrethanat ndërkohë edhe motivin”, tha Nikçi në Klan Kosova. Një person goditet me sëpatë në kokë në Pejë, arrestohet i dyshuari