E gjen macen e humbur pas 11 vitesh NULL NULL 24.11.2016 09:35 24.11.2016 09:35 Pavarësisht se e kishte kërkuar për një kohë të gjatë. Ajo kishte hequr dorë nga gjetja e maces së saj të humbur. Por pronarja dhe macja e saj Chloe, janë takuar pas 11 vitesh. Mitchell e cila është infermiere dentare, ka thënë se e kishte parë macen e saj në rrugë, dhe e kishte njohur menjëherë edhe pse ka kaluar një kohë tejet e gjatë nga ajo ditë. Nëna e dy fëmijëve, e cila edhe tani ka dy mace, ka thënë se kur i kishte humbur macja e kishte kërkuar për ditë të tëra, mirëpo s’kishte arritur kurrë ta gjente. /klankosova.tv