E dyshuara për vrasjen e motrës në Tiranë: E mbyta në vetëmbrojtje NULL NULL 03.09.2023 10:17 03.09.2023 10:17 Gruaja e cila është arrestuar nën dyshimin se vrau motrën e saj në një banesë në Tiranë, ka thënë se e ka kryer vrasjen për vetëmbrojtje. E arrestuara pretendon se viktima prej më shumë se 10 vjetësh ishte e alkoolizuar dhe problematike. E dyshuara tha se fillimisht kishin debatuar me viktimën që ajo ta linte alkoolin, ku pastaj kjo e fundit kishte kërcënuar me thikë të dyshuarën dhe nënën e saj. Ajo shtoi se pastaj situata është tensionuar dhe ka vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes. E arrestuara me profesion është mësuese, raporton Abcnews.al, transmeton Klankosova.tv