E dhimbshme: Vdes në moshë të re zëdhënësja e FC Dritës NULL NULL 18.03.2026 19:08 18.03.2026 19:08 Ka vdekur në moshë të re Elfije Sherifi, bashkëpunëtore dhe zëdhënëse për shumë vite e Klubit Futbollistik Drita. Lajmi është bërë i ditur nga FC Drita, të cilët kanë shprehur dhimbje të thellë për humbjen e saj, transmeton Klankosova.tv. Sherifi ishte një profesioniste e dalluar në fushën e gazetarisë dhe një mbështetëse e madhe e klubit, shumë kohë përpara se të merrte detyrën e zëdhënëses, pozitë të cilën e mbajti për më shumë se gjashtë vite. Nga klubi kanë theksuar se puna, përkushtimi dhe dashuria e saj për Dritën do të mbeten gjithmonë pjesë e kujtimeve të tyre. FC Drita u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Sherifi, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën, duke shtuar se në këto momente të vështira qëndrojnë pranë familjes dhe ndajnë dhimbjen me ta.