E dashura e lezbikes bëhet burrë NULL NULL 02.08.2016 16:49 02.08.2016 16:49 Në shikim të parë duken sikur një çift heteroseksual. Dade Barlow dhe Tiffany Grimes që tani kanë edhe fëmijë kur u takuan në vitin 2008 ishin të dyja lezbike. Pasi e kuptoi që ishte transgjinore, Dade filloi operacionet për tu shndërruar në burrë pak kohë përpara se Tiffany të mbetej shtatzënë nga donacion sperme, transmeton Klan Kosova. “Kur Dade më tha se dëshironte të bëhej burrë ne përpak sa nuk u ndamë. Unë u ndava nga burri im i mëparshëm pasi që isha lezbike – dhe u dashurova me Dade dhe qëndrova me të. Tani jemi të martuar dhe kemi një vajze e jemi më të lumtur se kurrë”. Dade që me profesion është inxhinier tregoi arsyet se pse vendosi që të ndërronte seksin. “Nuk mund të jetoja me gënjeshtër. Jam shumë i lumtur se Tiffany më ka mbështetur”. “Unë jam veshur gjithmonë si djalë që kur isha tre vjeç dhe vishja një xhaketë që ma mbulonte tërë trupin”. Dade, tregoi se kur ishte vajzë kishte lidhje edhe me vajza e edhe me djem. “Nuk i kuptoja ndjenjat e mija. Mendoja që ndoshta jam biseksuale por kisha frikë dhe fillova të takohesha me djem. Unë madje edhe u martova në moshën 18 vjeçare por u ndamë pas shtatë vitesh”. Menjëherë pasi u divorcua ai u takua me Tiffany. Tiffany tregon se kur u takua me Dade dhe ajo ishte ende grua, dukej shumë tërheqëse dhe seksi. Pas gjashtë muajve në lidhje ata vendosën që të bashkëjetojnë por në vitin 2010 Dade kuptoi që ishte transgjinor. “Ne po e shikonim një dokumentar për transgjinorët dhe më në fund e kuptova se çfarë dhe kush isha. Në fillim nuk e thash me zë pasi që frikësohesha që do ta humbisja Tiffany”. Por një vit më vonë ai i tregoi asaj që dëshironte të bëhej burrë. Një vit më vonë, Dade filloi që të merrte hormone dhe dalëngadalë filluan t’i rriten qimet në tërë trupin dhe zëri filloi të iu trashej. Në prill të vitit 2012 Dade iu nënshtrua operacionit dhe vetëm gjashtë muaj më vonë vajza e tyre Zane erdhi në jetë. Por në vitin 2014 ai iu nënshtrua një operacioni në mënyrë që penisi të iu bëhej funksional.