E bija e Kim Jong-un quhet “top lidere”, përforcon statusin e saj prej pasardhëseje NULL NULL 16.03.2024 21:56 16.03.2024 21:56 Kim Ju Ae dhe Kim Jong-un, kreu i Koresë së Veriut Koreja e Veriut e ka përshkruar të bijën adoleshente të Kim Jogn-un si një top lidere. Kjo gjë e përforcon statusin e saj si pasardhëse e diktatorit, raporton The Telegraph, transmeton KlanKosova.tv. Kim Ju Ae është përshkruar “si person i madh për udhëheqëse”, emër që zakonisht ju referohet krerëve të lartë, thotë një raport lidhur me vizitën e saj në një fermë serrë. “Persona të mëdhenj udhëheqës, bashkë me kuadrot e Partisë, qeverisë dhe ushtrisë, dolën rreth fermës”, thuhej në raportin në gjuhën angleze të vizitës së Kim dhe vajzës së tij. Analistët kanë thënë se kjo është hera e parë që vajza e kom Jogn-un është përshkruar deri në këtë pikë. Asaj kurrë nuk i është thënë emri në mediat shtetërore të Penjanit, por që inteligjenca e Koresë së Jugut e ka identifikuar atë si Kim Ju Ae. “Kjo është hera e parë që Kim Ju Ae ngritet kaq lart, në nivelin e një lidereje”, ka thënë Yang Moo-Jin, president I Universitetit të Koresë së Veriut në Seul.