E bëri ish-gruan për spital, arrestohet burri në Leposaviq NULL NULL 17.06.2024 09:26 17.06.2024 09:26 Arrestim, foto ilustruese Një burrë është arrestuar në Leposaviq pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj ish-gruas së tij. Viktima pas ndihmës mjekësore në QKMF-Leposaviq është dërguar në spitalin rajonal për tretman mjekësor. Sipas policisë, pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, njofton Klankosova.tv.