E bën rrugën me baltë, gjobë ndaj personit dhe kompanisë në Gjakovë NULL NULL 20.10.2025 14:15 20.10.2025 14:15 Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë ka shqiptuar gjoba ndaj një drejtuesi mjeti dhe personit juridik, pas vëzhgimit të baltës në rrugën “Wesley Clark”, e cila krijonte rrezik për pjesëmarrësit në trafik. Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, ngjarja ka ndodhur më 18 tetor 2025, rreth orës 09:00, gjatë patrullimit të policisë. Kundërvajtësi u gjobit me 100 euro, ndërsa personi juridik në emër të të cilit ishte regjistruar mjeti motorik, u gjobit me 1 mijë euro, transmeton Klankosova.tv. “Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Gjakovë do të vazhdojë me aktivitete parandaluese për ngritjen e sigurisë dhe vetëdijesimit në trafikun rrugor”.