Dyshohet se e dhunoi një të mitur, ndalohet 20-vjeçari në Tiranë NULL NULL 24.03.2025 13:14 24.03.2025 13:14 Një 20-vjeçar është ndaluar nga Policia e Tiranës. Sipas policisë, dyshohet se 20-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare, raporton Abcnews.al. Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 42-vjeçari, babai i 15-vjeçares, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij. “Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme ndaluan shtetasin 20 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 15-vjeçare. Në vijim të veprimeve është proceduar në gjendje të lirë shtetasi 42 vjeç(babai e 15-vjeçares) pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.