Dyshja e fortë e Arsenalit në negociata për zgjatje kontrate NULL NULL 13.03.2026 20:11 13.03.2026 20:11 Arsenali është në negociata për të arritur marrëveshje të reja me Declan Rice dhe Jurrien Timber, raporton BBC. Këta janë dy lojtarët e radhës në listën e ngushtë për zgjatje kontrate që nga viti i kaluar kur këtë e bëri Bukayo Saka. Rice është i lumtur te ky klub dhe tashmë është duke negociuar kushtet e marrëveshjes së re me Arsenalin. Palët janë optimiste për akordin e ri midis tyre, sipas mediumit britanik.