Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshimi për mjet shpërthyes del të jetë alarm i rrejshëm

NULL NULL
16.07.2025 19:17
Vetura në të cilën dyshohet se ka mjet shpërthyes afër pompës së derivateve në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Foto: Klankosova.tv

Doli të jetë alarm i rrejshëm informata për një mjet shpërthyes të vendosur në një veturë, e cila ishte e parkuar afër një pompe të derivateve, në rrugën Prishtinë –  Fushë Kosovë.

Klankosova.tv ka raportuar për rastin në fjalë vazhdimisht, duke sjellë edhe pamje të veturës ku dyshohej se ishte vendosur mjeti shpërthyes.

Klan Kosova ka mësuar se automjeti është kontrolluar dhe nuk kishte fakte për mjet shpërthyes. Vetura në fjalë është larguar nga vendi i ngjarjes tashmë.

Për rastin në fjalë, Klankosova.tv ka kontaktuar zëdhënësen e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila e konfirmoi të njëjtën gjë.

Kjo është vetura në të cilën dyshohet se ka mjet shpërthyes (FOTO)

Mjet i dyshuar në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, policia rrethon vendin e ngjarjes

 

lajme të ngjashme