Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dyshimet për grup të armatosur të BDI-së – Ministria e Brendshme hesht për pretendimet e Mickoskit

NULL NULL
01.05.2024 17:18
BDI

Ministria e Brendshme në Maqedoni të Veriut heshtë për pretendimet e liderit të VMRO-së, Hristijan Mickoski, në lidhje me një grup të dyshuar të armatosur në BDI, raporton Alsat, transmeton Klan Kosova.

Dje, Mickoski tha se një grup i tillë i armatosur ekziston në Çair dhe Butel, se Ali Ahmeti e dinte për këtë, dhe se publiku së shpejti do ta merrte vesh.

“Ali Ahmeti e di saktësisht se çfarë po flas dhe ai e di saktësisht, ai bashkëpunëtori i tij që gëzonte privilegje të jashtëzakonshme në një hotel luksoz në një suitë presidenciale në Stamboll, për çfarë po flas, sepse ai koordinon atë grup që lëvizë në territorin e Komunës së Butelit dhe Çairit. Ne i njohim fytyrat dhe e dimë saktësisht se çfarë po bëjnë dhe publiku do ta marrë vesh së shpejti”, tha Hristijan Mickoski – Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

BDI u përgjigj se Mickoski, siç thonë ata, shpik lajme të rreme, keqinformon dhe shkakton frikë nga destabilizimi. Përfaqësuesit e partisë sot i bënë thirrje Mickoskit të jetë më specifik dhe e vlerësuan deklaratën e tij si të papjekur dhe të paqartë.

lajme të ngjashme