Dyshime se gjimnazi 100-vjeçar u dogj për ndërtime të larta (VIDEO) NULL NULL nga Flamur Gajtani 14.03.2023 20:31 nga Flamur Gajtani 14.03.2023 20:31 Iu vu flaka, as 24 orë prej kur nisi restaurimi i tij. Gjimnazi i vjetër në Ferizaj, në orët e para të së martës u dogj nga persona ende të panjohur, e zjarri që nuk u arrit të shuhet tërësisht as gjatë ditës po hetohet nga policia, raporton Klan Kosova. Era e madhe që mbizotëroi sot dhe vjetërsia e objektit u nxorën më shumë punë zjarrfikësve. Objektin, që është nën mbrojtje të shtetit, e vizituan të martën edhe zyrtarët e Ministrisë së Kulturës, që po ashtu po hetojnë shkaktarët. E regjisori Besim Ugzmajli nga Ferizaj, këtë veprim e quan si tragjedi për trashëgiminë kulturore, dhe hedh dyshimet se djegia u bë me shkak që këtu të ndërtohet. Aktin e zjarrvënies e dënuan edhe Komuna e Ferizajt e ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, që tha se pavarësisht kësaj, gjimnazi do të restaurohet. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS