Dyshime për gjininë, pezullohet volejbollistja braziliane e Dinamos NULL NULL 27.10.2025 11:16 27.10.2025 11:16 Një rast që ka bërë bujë ditëve të fundit në sportin shqiptar është volejbollistja braziliane Nayara Ferreira. Ajo u bë temë e diskutimit në opinion, për shkak të dyshimit rreth gjinisë. Ferreira u pezullua dhe siç raportojnë mediat shqiptare po priten rezultatet e testit, transmeton Klankosova.tv. E shkak për këtë u bënë rivalët që akuzonin atë se ajo është mashkull. Pezullimi i saj u konfirmua zyrtarisht edhe nga Klubi i Dinamos. Brazilianja ka një karrierë të gjatë në këtë sport, për mbi 15 vjeçare duke luajtur për ekipe të ndryshme. Zyrtarisht, Federata e Volejbollit të Shqipërisë, nuk është deklaruar lidhur me rastin, por ka premtuar një proces transparent.