Dygolëshi i Alvarezit vendos derbin me Leverkusenin në favor të Atleticos NULL NULL 21.01.2025 23:04 21.01.2025 23:04 Julian Alvarez e ka shpëtuar edhe njëherë Atletico Madridin. Argjentinasi ia siguroi fitoren 2:1 ndaj Bayer Leverkusenit në derbin e javës së shtatë në Ligën e Kampionëve. Pablo Barrios i komplikoi gjërat në minutën e 23-të kur u ndëshkua me karton të kuq për vendësit. Piero Hincapie shënoi për mysafirët për 0:1 në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Mirëpo, në pjesën e dytë në skenë doli Julian Alvarez i cili fillimisht barazoi në 1:1 në të 52-tën. Në minutën e 76-të, Hincapie mori të dytin të verdhë dhe forcat numerike në fushë u balancuan. Këtë e shfrytëzoi më së miri klubi madrilen që shënoi falë Alvarezit, sërish, këtë herë në fund të takimit.