Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok

NULL NULL
07.06.2026 12:02
Në ditën e zgjedhjeve, Policia sekuestron arsenal armësh në Zubin Potok
Foto nga Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së zgjedhjeve ka zbuluar dhe sekuestruar armë dhe municion në një shtëpi të pabanuar në fshatin Mala Jabuka, në komunën e Zubin Potokut.

Sipas njoftimit në Facebook, njësitë policore kanë vepruar pas pranimit të informatës se në atë lokacion mund të gjendeshin armë, ku më pas gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47, dy karikatorë të zbrazët, 422 fishekë të kalibrit 7.62 mm, 13 fishekë të kalibrit të panjohur, një fishek 9×19 mm, dy granata-hedhës (tromblon) si dhe një uniformë ushtarake me emblemë serbe.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e procedurës për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Lidhur me këtë rast, nuk ka persona të arrestuar, ndërsa rasti mbetet nën hetime. Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që çdo informacion që ndihmon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike ta raportojnë tek Policia në numrin 192”, thotë PK./Klankosova.tv

lajme të ngjashme