Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy turistë mbesin të bllokuar në malin e Jezercës

NULL NULL
nga Albert Bajrami 25.06.2023 17:55
Jezerca

Dy turistë kanë mbetur të bllokuar në majën e Jezercës në Shqipëri, në zonën e Valbonës.

Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, ka shkuar atje për t’iu dal në ndihmë.

E lidhur me aksionin detaje për Klankosova.tv kanë dhënë nga ky shërbim.

“Kanë mbetur të bllokuar në borë dhe kanë pasur frikë të kthehen sepse nuk kanë pasur pajisje adekuate. Një ekip i yni ka mbërritur atje. Kemi bashkëpunim edhe me ekipin e emergjencave të Shqipërisë. Aktualisht me helikopter po analizohet terreni se a mund të afrohen në atë zonë. Janë dy persona, dyshohet se janë holandezë. Ata na kanë thirrur me numër holandez”, thanë nga ky shërbim.

lajme të ngjashme