Dy të plagosur nga të shtënat në Pejë (VIDEO) NULL NULL 17.10.2025 17:02 17.10.2025 17:02 Dy perona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë në Pejë. Kështu ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman në spital, derisa sipas tij, një i dyshuar është arrestuar. “Sot rreth orës 16:10, pranë Gjykatës Themelore në Pejë (rruga “Hasan Murati”) ka pasur të shtëna me armë. Nga ngjarja janë lënduar dy persona, ndërsa një i dyshuar është arrestuar. Të lënduarit ndodhen në spital për trajtim”. “Njësitet kompetente, hetuesit dhe prokurori janë në vendngjarje dhe po merren me rastin”, tha ai. Gjuajtje me armë zjarri në afërsi të Gjykatës në Pejë, arrestohet një person