Dy të lënduar nga aksidenti në Drenas NULL NULL 26.08.2024 22:36 26.08.2024 22:36 Pamja nga aksidenti në Drenas Dy persona janë lënduar sonte nga aksidenti në Drenas, për të cilin Klan Kosova raportoi paraprakisht. Këtë e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Klankosova.tv. “Sot rreth orës 20:30 kemi pranuar informatën se në fshatin Poklek të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira 2 automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, u shpreh ajo. Aksident i rëndë trafiku në Drenas (VIDEO)