Dy të lënduar në një aksident trafiku në Brod të Shtërpcës NULL NULL 14.01.2024 21:13 14.01.2024 21:13 Foto ilustruese. Aksident trafiku Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Brod të Shtërpcës, ku janë lënduar dy persona. Këtë për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, i cili ka bërë të ditur se të lënduarit kanë kërkuar ndihmë mjëksore. “Ju njoftojmë se sot, rreth orës 17:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në aksin rrugr Fusha e Pajtimit-Shtërpcë, në fshatin Brod të Shterpcës , ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku janë përfshirë dy vetura me targa vendore” . “Veç dëmeve materiale në automjete, dy persona kanë kërkuar ndihmë mjeksore. Njësitet e trafikut kanë dalë menjëherë në vendin ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin se si ka ardhur deri te aksidenti”, thuhet tutje në konfirmim.