Dy të arrestuar për kalim ilegal të kufirit, njëri shtetas i Serbisë NULL NULL 28.08.2025 09:05 28.08.2025 09:05 Dy persona janë arrestuar në Leposaviq pasiqë të njëjtit kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë. Policia njofton se njëri nga ta është kosovar, kurse tjetri shtetas i Serbisë. “Me vendim të prokurorit, një i dyshuar është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin 24-orësh të policisë, transmeton Klankosova.tv.