Dy shtatzëna e pesë fëmijë në mesin e të lënduarve në aksidentin në Klinë NULL NULL 20.03.2022 21:12 20.03.2022 21:12 Në mesin e 18 të lënduarve nga aksidenti mes katër veturash në Grabanicë të Klinës, janë edhe dy gra shtatzëna. Burime të Klankosova.tv brenda Spitalit të Pejës, bëjnë të ditur se pacientët kanë lëndime të shumta, e njëra shtatzënë ka frakturë në fytyrë. “Kanë lëndime shumë, ka shumë thyerje, është edhe një frakturë në fytyrë. Në mesin e të lënduarve janë dy shtatzëna, njëra është me frakturë në fytyrë”, është shprehur personi zyrtar në Spitalin e Pejës, njofton Klankosova.tv. Në mesin e të lënduarve janë edhe pesë-gjashtë fëmijë, por me lëndime të rënda, ka pohuar tutje ky burim.