Dy shkrimtarë “kundër” presidentit NULL NULL 13.06.2017 23:35 13.06.2017 23:35 Autorja e serisë së librave “Harry Potter”, J.K. Rowling, i ka dalë në mbështetje shkrimtarit tjetër, Stephen King, pasi që presidenti amerikan Donald Trump supozohet se e ka bllokuar këtë të fundit në Twitter. King kishte postuar në Twitter duke pohuar se Trump e kishte bllokuar në këtë rrjet social, me ç’rast Rowling i kishte ofruar mundësinë që ajo t’ia dërgonte në mesazhe ato që Trump i shkruan në llogarinë e tij. Sidoqoftë, më pas King kishte shkruar se bllokimi i supozuar që i ka bërë Trump mund të jetë mashtrim. Edhe King por edhe Rowling kanë qenë kritik ndaj Trump që prej zgjedhjes së tij vitin e kaluar, madje shkrimtarja britanike kishte shkuar aq larg gjatë muajit shkurt, sa që e kishte quajtur Trump më të frikshëm se Psycho.