Dy raste kur djali rreh babanë, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Obiliq NULL NULL 17.01.2026 08:41 17.01.2026 08:41 Foto ilustruese Të premten në Fushë Kosovë është arrestuar një person i cili e ka sulmuar babanë e tij. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës. “Viktima ka deklaruar se nuk ka nevojë për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”. Një rast tjetër ku djali ka rrahur babanë ka ndodhur po atë ditë por në Obiliq. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se pas një mosmarrëveshje kishte sulmuar fizikisht babanë e tij”. “Si pasojë e dhunës, viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse i dyshuari në konsultim me prokurorin pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”.