Dy qytetarë nga Ferizaj dorëzojnë në polici para të gjetura NULL NULL 29.08.2024 13:42 29.08.2024 13:42 Foto ilustruese. Policia e Kosovës Dy qytetarë nga Ferizaj, në dy raste të ndara, kanë gjetur para në rrugë dhe ato i kanë dorëzuar në stacionin e policisë më 21 dhe 28 gusht të këtij viti. Në njoftimin e policisë thuhet se pronarët e këtyre parave luten që të shkojnë në polici t’i marrin nga e hëna në të premten. “Me datën 21.08.2024 rreth orës 21:00, tek sheshi ‘’Hyrë Emini’’ në Ferizaj , qytetarja I.Hajredini ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”. “Me datën 28.08.2024, rreth orës 20:00 në Ferizaj, qytetarja nga Ferizaj F.Maloku ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe ato i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim. “Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj i ka falënderuar dy qytetarët : I.Hajredini dhe F. Maloku për gjestin e tyre human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të parave të gjetura në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim. /Klankosova.tv