Dy aktorët e filmit “Shok” pjesë e shenjtërimit të Nënë Terezës NULL NULL 03.08.2016 09:55 03.08.2016 09:55 Në koncertin që do të mbahet për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës dhe në ditën kur ajo do të shenjtërohet në Vatikan përveç Lum Veselit do të marr pjesë edhe Andi Bajgora kolegu i tij nga filmi “Shok”. Këtë gjë për Klan Kosovën e ka konfirmuar vet Veseli i cili ka thënë se do të nisen nga Prishtina me datën 2 shtator dhe do të qëndrojnë atje deri me datën 5. Deri më tani ishte menduar se në Vatikan do shkonte vetëm Veseli e jo edhe Bajgora. Përveç protagonistëve kryesor të filmit “Shok” i cili ishte i nominuar edhe për çmimin Oscar në koncertin për nder të shenjtërimit të Nënë Terezës do të marrin pjesë edhe Rita Ora, Inva Mula e Ermonela Jaho.