Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar NULL NULL 08.09.2024 08:47 08.09.2024 08:47 Foto ilustruese e gjuajtjes me armë zjarri. Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dje më 7 shtator kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar. Sipas policisë, nga të dyshuarit janë sekuestruar dy armë Zoraki dhe një karikatorë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti procedohet në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv