Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy persona dyshohet se uzurpuan dhe dëmtuan pronën publike në Prizren

NULL NULL
13.09.2025 08:44

Dy persona raportohet se kanë uzurpuar dhe dëmtuar një pronë publike në fshatin Dedaj të Prizrenit.

Sipas Policisë së Kosovës, të dyshuarit ishin punëdhënës dhe punëmarrës, transmeton Klankosova.tv.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një ekskavator dhe një kamion.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovarë, njëri punëdhënës e tjetri punë kryes, janë takuar duke zhvilluar punime në pronën që nuk është e tyre dhe të njëjtit kishin uzurpuar dhe dëmtuar pronën publike. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti dhe mjetet e punës: një eskavator dhe një kamion janë sekuestruar. Rasti procedohet me procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.

lajme të ngjashme