Dy ndeshje mjaft interesante hapin xhiron e pestë në Viva Fresh Ligën e Parë NULL NULL nga Engjëll Bërbatovci 24.09.2021 12:00 nga Engjëll Bërbatovci 24.09.2021 12:00 Java e pestë në Viva Fresh Ligën e Parë do të fillojë këtë të premte me dy ndeshje shumë interesante. Në kuadër të Grupit A dy skuadrat që nuk dinë për humbje në katër ndeshjet e para, Onix dhe A&N, do të ballafaqohen në Brestovik të Pejës. Teksa në grupin B dy skuadrat që nuk dinë ende për fitore këtë sezon, Arbëria dhe Ferizaj, do të kërkojnë tri pikët e para në stadiumin e qytetit të Shtimes. Dy ndeshjet fillojnë nga ora 15:00 dhe transmetohen drejtpërdrejt në Art Motion. 15:00 Onix – A&N ART SPORT 1 Ballafaqimi nga grupi A, Onix dhe A&N, do të hapë xhiron e pestë në Viva Fresh Ligën e Parë. Në Brestovik të Pejës, Onixi që nuk di për humbje këtë start të kampionatit do të sfidohet nga A&N që po ashtu ka treguar paraqitje solide duke mos pësuar asnjë humbje. Onixi për momentin renditet në vendin e tretë me një fitore dhe tre barazime duke grumbulluar gjashtë pikë, teksa të njëjtat shifra i ka edhe A&N që renditet në vendin e katërt. Në komentim të kësaj ndeshje do të jetë Arbon Flugaj. 15:00 Arbëria – Ferizaj ART SPORT 2 Ndeshja e dytë e ditës së premte do të zhvillohet në qytetin e Shtimes. Të rënit nga Superliga, Arbëria, pasi shkarkuan trajnerin Jeton Thaqi kërkojnë tri pikët e para me ish-trajnerin e Ferizajt, Megzon Visokën. Deri më tani skuadra nga fshati Dobrajë e Madhe ka arritur dy barazime dhe dy humbje duke u renditur në vendin e fundit me vetëm dy pikë. Nga ana tjetër, Ferizaj udhëton në këtë ndeshje me trajnerin e ri Arbnor Morina. Vitin e kaluar Morina ishte trajner i Arbërisë në Superligë, ndërsa në këtë ndeshje kundër Arbërisë do të kërkojë fitoren e parë për Ferizaj në këtë sezon. Në komentim të kësaj ndeshje do të jetë Engjëll Bërbatovci.