Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy kosovarë të kërkuar ekstradohen nga Gjermania

NULL NULL
19.02.2026 23:34
Foto ilustruese.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e dy të kërkuarve me letër rreshtim ndërkombëtar.

Sipas një njoftimi të policisë, ekstradimet u realizuan më datat 17 dhe 19 shkurt  pasi që të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritetet gjermane.

Të njëjtit ishin të kërkuar përmes Interpolit, njëri për veprat penale “vrasje në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje” ndërsa tjetri për veprën penale “vjedhje e rëndë”.

“Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore”, theksohet më tej në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

 

lajme të ngjashme