Dy amerikanë rrëmbejnë Nobelin për Mjekësi (VIDEO) NULL NULL 04.10.2021 13:44 04.10.2021 13:44 Çmimi Nobel në fushën e Fiziologjisë dhe Mjekësisë iu dha të hënën shkencëtarëve amerikanë David Julius dhe Ardem Patapoutian. Ata u vlerësuan për zbulimin e tyre të receptorëve për temperaturën dhe prekjen. Shpalljen e fituesëve e bëri sekretar i përgjithshëm i Komitetit Nobel, Thomas Perlmann, transmeton Klankosova.tv. Çmimi prestigjioz vjen me një medalje ari dhe mbi 1.14 milion dollarë. Paratë e çmimit vijnë nga një amanet i lënë i krijuesit të çmimit, shpikësi suedez, Alfred Nobel, i cili vdiq në 1895. Vlerësimet e tjera u bënë edhe për punë të jashtëzakonshme në fushat e fizikës, kimisë, letërsisë, paqes dhe ekonomisë.